Ukraina goditet nga sulmet masive ajrore nga Rusia, më i madhi që nga fillimi i luftës

Ukraina goditet nga sulmet masive ajrore nga Rusia, më i madhi që nga fillimi i luftës

11:26, 25/11/2023
A+ Aa A-

Janë shfaqur foto dramatike që tregojnë Kievin nën zjarr nga një sulm me dron qw po konsiderohet më i madhi nga fillimi i konfliktit deri më tani, ndërsa Presidenti Volodymyr Zelenskyy  tha se priste një bombardim tjetër nw dimwr.

Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës në një postim në Telegram,  kishte gjithsej afro 75 dronë të cilët u nisën nga dy drejtime që ishin rajonet Primorsko-Akhtarsk dhe Kursk në Rusi .

Megjithatë, Ukraina pretendon se ka kapur rreth 71 dronë në sulm. 

Të paktën pesë persona u plagosën në sulm, duke përfshirë një vajzë 11-vjeçare.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko tha në Telegram se blloqet e apartamenteve dhe një çerdhe u goditën.

Ai tha: “Në lagjen Solomyan, një zjarr shpërtheu në ambientet e një kopshti si pasojë e rënies së mbeturinave të UAV-ve.

“Ka edhe zjarre të hapura në këtë zonë. Shërbimet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit janë në vend.'

Fotografitë tregojnë prozhektorët që pastrojnë qiellin e natës në kërkim të avionëve armik, si skena nga Blitz në Londër në Luftën e Dytë Botërore.

Gjatë gjithë natës, Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan shikime të dronëve Shahed në Kherson, Mykolaiv, Dnipropetrovsk, Kryvyi Rih, Chernihiv, Sumy dhe Kiev.

Presidenti Zelenskyy i përshkroi sulmet si një akt 'terrori të qëllimshëm' dhe tha se më shumë se 70 dronë u përfshinë në sulm, por shumica u rrëzuan.

Presidenti shtoi: "Sa më afër të jemi te dimri, aq më shumë rusët do të përpiqen t'i bëjnë sulmet më të fuqishme."

Ky shënon sulmin e katërt me dron në kryeqytetin ukrainas këtë muaj.

Ministria e Energjisë e vendit tha se sulmi ndërpreu energjinë në një linjë ajrore, duke lënë 77 ndërtesa banimi dhe 120 objekte pa energji në qendër të qytetit.

Sulmi ka ngjashmëri me sulmet e një viti më parë, kur Rusia filloi të synojë infrastrukturën energjetike, ushtarake dhe të transportit të Ukrainës, gjashtë muaj pas tërheqjes së trupave nga kryeqyteti ukrainas.

Ai la miliona njerëz pa energji dhe ngrohje gjatë dimrit të ftohtë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco