13 pengje me kombesi izraelite dërgohen në spital për ekzaminime mjekësore

13 pengje me kombesi izraelite dërgohen në spital për ekzaminime mjekësore

20:27, 24/11/2023
A+ Aa A-

13 pengjet izraelite të liruar janë kthyer tani në Izrael me ushtarë të forcave speciale, ka thënë ushtria e vendit. Sipas Kryqit të Kuq sot u liruan 24 pengje, gjithësej dhe vetëm 13 prej tyre janë me kombësi izraelite.

Ata do të vazhdojnë të shoqërohen nga ushtarët e IDF-së ndërsa shkojnë në spitalet izraelite, ku do të ribashkohen me familjet e tyre. Autoritetet tailandeze lajmëruan se po sot janë liruar pengje me kombesi tailandeze.

"Pengjet e liruar iu nënshtruan një vlerësimi fillestar mjekësor brenda territorit izraelit. Ata do të vazhdojnë të shoqërohen nga ushtarët e IDF-së ndërsa shkojnë në spitalet izraelite, ku do të ribashkohen me familjet e tyre," thanë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit në një deklaratë, ndërdsa siguruan se IDF, së bashku me të gjithë strukturën e sigurisë izraelite, do të vazhdojë të veprojë derisa të gjithë pengjet të kthehen në shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco