FOTO/ Trazirat e ekstremit të djathtë, kryeqyteti irlandez përfshihet nga kaosi

FOTO/ Trazirat e ekstremit të djathtë, kryeqyteti irlandez përfshihet nga kaosi

09:11, 24/11/2023
A+ Aa A-

Kryeqyteti irlandez pati trazira që tronditën vendin të enjten mbrëma.

Disa protestues thyen vitrinat e dyqaneve në Dublin, i vunë flakën automjeteve dhe u përleshën me policinë.

Trazirat shpërthyen në qendër të qytetit pas një sulmi me thikë më herët gjatë ditës, i cili la katër persona të plagosur.

Policia bëri fajtor grupet “huligane” të ekstremit të djathtë për dhunën që pasoi.

Autobusët, tramvajet dhe infrastruktura tjetër e transportit publik u shënjestruan gjithashtu dhe u dëmtuan rëndë nga turmat në qendër të qytetit të Dublinit.

Një gazetare irlandeze raportoi se teksa po shkonte në shtëpi, pa “burra me shkopinj që përplaseshin në dyqane dhe ambiente përreth Rrugës O’Connell duke u larguar me çanta plot gjëra”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco