'Sa para ke në bankë?', princ Uilliam nuk habit aspak me sinqeritetin e tij

'Sa para ke në bankë?', princ Uilliam nuk habit aspak me sinqeritetin e tij

17:02, 22/11/2023
A+ Aa A-

Sa para keni në llogarinë tuaj bankare? Jemi të sigurt që e dini edhe qindarkën më të fundit, në mos jeni të vetëdijshëm për shumën që keni. Mirëpo, të jesh princ, e ke këtë “problem” sa nuk e di sa para ke. Me kaq shumë sinqeritet është përgjigjur edhe princ Uilliamin.

Një djalë i vogël, i quajtur Amir Hassan e pyeti drejtpërdrejt Uilliamin: "Sa keni në llogarinë tuaj bankare? Përgjigja e Uilliam ishte shumë e thjeshtë.

“Nuk e di”, tha ai pasi dhuroi një buzëqeshje.

Tani nuk mund të jemi të sigurt nëse ai di apo jo për depozitat e tij bankare, por ajo që është e sigurt është se anëtarët e familjes mbretërore nuk lejohen të diskutojnë çështje financiare apo të mbajnë para me vete.

E vetmja që "theu" këtë rregull ishte Mbretëresha Elizabeth, e cila thuhej se kishte fatura dhe çeqe donacionesh në çantën e saj çdo të diel kur shkonte në kishë. Megjithatë, pas vdekjes së saj dhe pranimit të mbretit Charles, Princi Uilliam trashëgoi një vlerë rreth 1.3 miliardë dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco