Procesi i lirimit të pengjeve izraelite do të kalojë nëpër pesë faza

Procesi i lirimit të pengjeve izraelite do të kalojë nëpër pesë faza

23:23, 21/11/2023
A+ Aa A-

Procesi i lirimit të pengjeve izraelit do të kalojë nëpër pesë faza, sipas një raporti të Channel 12.

Zyra e kryeministrit izraelit ka zhvilluar një proces të caktuar nëpërmjet të cilit, pengjet e liruar do të transferohen në Izrael, në kuadër të një marrëveshje të diskutuar aktualisht në kabinet.

Fillimisht, Hamasi pritet të dorëzojë pengjet te Kryqi Kuq, pas së cilës ata do të transferohen te përfaqësuesit e Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF).

Pengjet do të kalojnë një kontroll mjekësor fillestar dhe më pas do të dërgohen në një nga pesë qendra mjekësore të izoluara në të gjithë Izraelin për të takuar familjet e tyre.

Në fazën e katërt, autoritetet mjekësore dhe të sigurisë do të vendosin së bashku nëse të paktën disa nga pengjet mund të merren në pyetje.

Ministrat izraelitë janë informuar se lirimi i parë i pengjeve do të bëhet të enjten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco