Po zhytej në fund të Atlantikut, nëndetësja bërthamore britanike shmang fatkeqësinë

Po zhytej në fund të Atlantikut, nëndetësja bërthamore britanike shmang fatkeqësinë

16:36, 20/11/2023
A+ Aa A-

Marina britanike ka shmangur një fatkeqësi të tmerrshme. Një nëndetëse bërthamore po fundosej me shpejtësi në nivele kritike, por që fatmirësisht është bërë i mundur neutralizimi i saj.

Një matës thellësie u prish në mjetin lundrues të klasit Vanguard me 140 anëtarë në bord dhe raketa bërthamore trident, duke bërë që nëndetësja të zhytej me një shpejtësi të madhe në Atlantik.

Një katastrofë e tillë do të nxiste një mision të tmerrshëm shpëtimi për të marrë nëndetësen shumë sekrete dhe reaktorin e saj bërthamor përpara se rusët të arrinin në vendngjarje.

Mjeti lundrues i marinës mbretërore britanike po bëhej gati të niste patrullimin kur aparatura e zhytjes ndaloi së punuari.

Fatmirësisht, është zbuluar nga inxhinierët kur po futej në zonën e rrezikut, falë një sistemi dytësor për matjen e thellësisë.

Pas këtij momenti rreziku, data e saktë e të cilit nuk bëhet e ditur, është kryer një kontroll urgjent.

Të paktën një nëndetëse me raketa bërthamore e Marinës Mbretërore Britanike ka qenë në patrullim vazhdimisht që prej vitit 1969, duke qëndruar në gatishmëri në rast të ndonjë sulmi atomik.

Londra posedon 4 mjete të tilla lundruese, por vetëm 2 prej tyre janë operacionale. /A2 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco