Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PL, Ilir Meta. konferencë me gazetarët

Babai pret në 9-vjetorin e lindjes, Emilinë, të bijën pa nënë të marrë peng nga Hamasi

Babai pret në 9-vjetorin e lindjes, Emilinë, të bijën pa nënë të marrë peng nga Hamasi

09:24, 18/11/2023
A+ Aa A-

“Mundet që ajo që e di se është ditëlindja e saj. As që e di se çfarë dite është sot”, thotë babai teksa tregon billbordin e vajzës së tij në “Times Square”.

Emily Tony Korenberg Hand e festoi 8-vjetorin e lindjes vitin e kaluar duke shëtitur me miqtë dhe familjen mes xhonglerëve, akrobatëve dhe këmbësorëve për festën e saj me temë nga cirku në kibucin Be'eri, jo shumë larg Rripit të Gazës.

Po këtë të premte, kur ajo mbush 9 vjeç, nuk kishte festë në kibuc, njofton BBC.

Emily besohet të jetë diku në Gaza mes pengjeve të marra nga terroristët e Hamasit që pushtuan Izraelin jugor më 7 tetor gjatë masakrës me 1200 të vdekur dhe mbi 240 të rrëmbyer. Mbi 30 nga ata që mbahen në Gaza janë foshnja dhe fëmijë.

“Ajo as që do ta dijë se është ditëlindja e saj. Ajo nuk do ta dijë se çfarë dite është”, tha babai i saj i përlotur, Thomas Hand, 63 vjeç, përmes Zoom. "A mund ta imagjinoni çfarë frike?"

Menjëherë pas sulmeve të Hamasit, Hand-it i ishte thënë nga udhëheqësit e Be'erit se Emily ishte ndër të vdekurit pasi ajo e kishte kaluar natën në shtëpinë e një shoqeje në kibutz.

Tronditja dhe pikëllimi i tij për lajmet nuk përshkruhen dhe një ngushëllim të pazakontë i dha vetes.

“U lehtësova disi sepse do të preferoja më mirë këtë sesa ta merrnin peng”, kujtoi ai atë moment. “Mënyra se si më thanë se ishte Emily është gjetur...Ishte gjetur në kibuc e vdekur. Nuk do t'i harroj kurrë ato tri deklarata."

Më pas, më 31 tetor, bota e Hand u përmbys edhe një herë. Në atë kohë ushtria izraelite e informoi atë se trupi i Emily-t nuk ishte gjetur, as ADN-ja e saj nuk u gjet mes gjakut dhe vdekurve në Be'eri. Nuk kishte gjak në strehën e bombave apo në shtëpinë ku e vogla kishte shkuar për të fjetur.

“Më duhej ta zhvendosja gjithë trurin dhe të tretja këtë informacion të ri. Dhe kur më thanë, unë thjesht thashë, "Jo, jo, jo jo", tha ai me zë të dridhur.

Hand dhe vajza e tij, të dy shtetas të dyfishtë irlandez-izraelit, nuk e kanë për herë të parë këtë thyerje zemre.

Kur Emily ishte dy vjeç e gjysmë, nëna e saj, Liat Korenberg, vdiq nga kanceri i gjirit. Korenberg dhe Hand nuk ishin martuar kurrë dhe jetonin të ndarë, ajo në Haifa dhe ai në Be'eri pasi u martua me një grua tjetër.

Po ërpara se Liat Korenberg të vdiste, ajo dhe Emily u transferuan tek Hand në Be'eri, në mënyrë që tranzicioni i vogëlushes Emily të ishte më i lehtë. E ëma e vajzës, Liat Korenberg vuajti për pak më shumë se dy vjet.

Image

Në kibutz, Emily shpejt bëri miq dhe u fut në shkollë. Ajo ka interesa të ndryshme: kërcim brazilian, xhudo, volejboll, tenis dhe piano. Ajo e do gjimnastikën. Ajo shkëlqen në mësime. “Këtë vit ajo donte të mësonte kitarën. Shpresoj që kjo të ndodhë”, tha babai i saj.

Emily, tha ai, është një lider në mesin e shokëve të saj. “Ajo nuk kërkoi të ishte. Njerëzit thjesht e ndiqnin atë”, tha ai.

Në jetën e Emily tashmë është edhe ish-gruaja e parë e babait, Narkis Hand dhe dy fëmijët më të mëdhenj nga martesa e tij që përfundoi mbi 20 vjet më parë. Por Emily ka mbetur e lidhur znj.Narkis dhe gjysmëvëllezërit e saj tashmë të rritur, përfshirë gjysmëmotrën Natalie, 26 vjeçe.

Ata gjithashtu jetojnë në Be'eri, një komunitet i lidhur ngushtë.

"Emily pëlqente të gatuante, kështu që Emily dhe Natalie gatuanin së bashku. Narkis me të vërtetë u bë nëna e dytë e Emily. Edhe nëna e Narkis, ajo u bë një gjyshe e dytë.”

Image

Thomas dhe Natalie Hand fotografuar gjatë një interviste në Channel 12, më 6 nëntor 2023. 

Në një mesazh për motrën e saj, Natalie i tha Channel 12: “Dua t'ju them se po bëjmë gjithçka për t’ju kthyer në shtëpi. Ne e dimë se jeni duke u mbajtur peng.

Në fillim të kësaj jave, Hand i lindur në Dublin, bashkë me Natalie takuan kryeministrin irlandez Leo Varadkar në Dublin për t'u lutur për ndihmën e qeverisë për të gjetur vajzën e tij

Në Londër, një festë për Emily u mbajt të premten jashtë selisë së organizatës bamirëse Save the Children International. Organizatorët shtruan një tavolinë me kek dhe të zbukuruar me balona, arinj lodrash dhe postera të atyre fëmijëve që u rrëmbyen në sulmin shkatërrues.

Image

"Fëmijët e pafajshëm të rrëmbyer në Gaza nuk janë një çështje politike," tha Florit Shoihet, një izraelit që jeton në Britani dhe një organizator i ngjarjes.

“Është një çështje humanitare. Është një çështje ndërkombëtare. Dhe ne duam që kjo organizatë të flasë më fort. Ne duam që ata të veprojnë. Ne duam që ata të flasin. Ne duam që ata të mos harrojnë fëmijët tanë.”

Ndërkohë në Nju Jork, Hand zbuloi një billboard të Emily të premten në Times Square.

Image

"A mund ta imagjinoni se çfarë po kalon çdo ditë ajo fëmijë e vogël, e shkretë, e tmerruar për jetën e saj?" tha ai. “Vdekja. Vdekja në kokën time është një opsion më i lehtë”, tha ai./ar.sh/SYRI.NET

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco