Marrëveshja për armët/ Ekspertët: Biden i dhuroi Kinës një fitore të madhe

Marrëveshja për armët/ Ekspertët: Biden i dhuroi Kinës një fitore të madhe

11:26, 15/11/2023
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Joe Biden pritet të nënshkruajë një marrëveshje me Kinën për të kufizuar përdorimin e inteligjencës artificiale në armët bërthamore.

Biden pritet të takohet me homologun kinez, Xi Jinping gjatë një samiti në San Françisko, ku do nënshkruhet edhe marrëveshja.

Biden dhe Xi do pranojnë kufizimin e përdorimit të inteligjencës artificiale në sistemet që kontrollojnë armët bërthamore dhe në teknologjinë e sistemeve autonome të armëve, siç janë dronët.

Por ekspertët thonë se kjo mund të jetë një fitore e madhe për Kinën.

Christopher Alexander, kryeanalist në grupin ‘Pioneer Development’, tha se në këtë mënyrë, SHBA do të heqë dorë nga një avantazh i fortë që ka ndaj Kinës.

“Ky është një vendim shumë i dobët. Si fillim, Kina është shumë mbrapa Amerikës për aftësitë e inteligjencës artificiale, kështu që Biden sapo hoqi dorë nga një avantazh strategjik.

Përveç kësaj, inteligjenca artificiale ndihmon në reduktimin e stresit për të përmirësuar vendimmarrjen, gjë që është thelbësore në parandalimin e një vendimi të dobët për lëshimin e armëve bërthamore”, tha ai për Fox News.

Ndërsa gazetari i njohur, Samuel Mangold-Lenett vuri në dyshim nëse Kina do të respektonte një marrëveshje të tillë, duke theksuar se ajo nuk ka respektuar as marrëveshje të tjera në të shkuarën, duke iu referuar konkretisht Marrëveshjes së Parisit për Klimën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco