BE nxjerr një udhëzim që ndihmon eksportuesit të përfitojnë nga Marrëveshjet e Njohjes Reciproke

BE nxjerr një udhëzim që ndihmon eksportuesit të përfitojnë nga Marrëveshjet e Njohjes Reciproke

11:10, 15/11/2023
A+ Aa A-

Udhëzimi i ri “Access2Conformity” i shpallur më 13 nëntor do t'i lejojë eksportuesve të mëdhenj dhe të vegjël të BE-së që të reduktojnë burokracinë duke përdorur më mirë Marrëveshjet e Njohjes së Ndërsjellë të BE-së me vendet e treta.

Kur bizneset eksportojnë mallra te një partner tregtar, mallrat në fjalë duhet të çertifikohen nga organet e vlerësimit të konformitetit në vendin e destinacionit për të siguruar që ato janë në përputhje me rregullat dhe rregulloret lokale, edhe kur janë tashmë të çertifikuara për tregun e tyre të brendshëm, njofton Eureporter.

Marrëveshjet e Njohjes së Ndërsjellë mund ta zgjidhin këtë problem. Ato punojnë duke e lejuar partnerin tregtar eksportues të caktojnë organet e tyre të vlerësimit të konformimiteti si të afta për të testuar dhe çertifikuar produktet e eksportuara, për t'u siguruar që ato janë në përputhje me rregullat dhe rregulloret e partnerit tregtar importues.

Marrëveshjet e Njohjes së Ndërsjellë janë mjete të fuqishme për të ndihmuar kompanitë të kursejnë kohë dhe para, dhe përdorimi i plotë i tyre mund të rrisë tregtinë deri në 40%.

Për më tepër, dokumentacioni i reduktuar bën deri në 50% më shumë mundësi që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të eksportojnë.

“Access2Conformity” është pjesë e udhëzimit të “Commission’s Access2Markets “ i cili ndihmon ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që të gjejnë informacione kyçe për të lehtësuar tregtinë me vendet e treta.

Ai do të ndihmojë eksportuesit e BE-së që të identifikojnë se ku në BE ata mund të kryejnë testimin dhe çertifikimin e produktit kur eksportojnë në disa vende të treta.

Për shembull, një eksportues i BE-së mund të kontrollojë nëse produkti i tyre mund të përfitojë nga një marrëveshje ekzistuese që parashikon pranimin e rezultateve të testimit dhe çcertifikatave nga organet e vlerësimit të konformitetit të BE-së./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco