Forcat izraelite të Mbrotjes: Po kontrollojmë ndërtesat qeveritare të Hamasit!

Forcat izraelite të Mbrotjes: Po kontrollojmë ndërtesat qeveritare të Hamasit!

14:11, 14/11/2023
A+ Aa A-

Ushtria izraelite njoftoi sot se ka vënë nën kontrollin e saj ndërtesat qeveritare të lëvizjes islamike palestineze Hamas në qytetin e Gazës, veçanërisht ndërtesat e parlamentit dhe qeverisë dhe policisë.

Pas sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit nga Hamasi në tokën izraelite, i cili vrau 1200 njerëz, shumica prej tyre civilë, sipas autoriteteve izraelite, ushtria izraelite ka bombarduar pandërprerë Rripin e Gazës dhe tanket e saj tani po shtrëngojnë kordonin në qytetin e Gazës, kryesisht rreth spitaleve, për të cilat Izraeli thotë se përdoren si qendra furnizimi dhe baza ushtarake nga Hamasi.

Imazhet në mediat sociale tregojnë ushtarët izraelitë që vendosnin flamurin e tyre në karrigen e kryetarit të parlamentit, si dhe ushtarët që pozonin para një muri nën shenjën "Shtabi i Ushtrisë".

Që kur Hamasi dëboi Autoritetin Palestinez nga Gaza në vitin 2017, dy territoret palestineze kanë qenë de fakto të varura nga autoritetet paralele.

Në Rripin e Gazës, bombardimet izraelite nga ajri, deti dhe tanket tokësore kanë vrarë më shumë se 11,000 njerëz, dy të tretat e tyre gra dhe fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco