'Shkaku mbetet i papërcaktuar', publikohet çertifikata zyrtare e vdekjes e aktorit Matthew Perry

'Shkaku mbetet i papërcaktuar', publikohet çertifikata zyrtare e vdekjes e aktorit Matthew Perry

13:47, 14/11/2023
A+ Aa A-

Departamenti i Shëndetit Publik të Qarkut të Los Anxhelosit ka publikuar certifikatën zyrtare të vdekjes së aktorit të “Friends”, i cili u gjet i vdekur në vaskën e tij të nxehtë më 28 tetor.

Certifikata e marrë nga E Online thotë se Matthew Perry u varros në Forest Lawn Memorial Park në Los Anxhelos, pranë parkut të Warner Bros.

Dokumenti vë në dukje se shkaku i vdekjes së tij mbetet “i papërcaktuar”, pasi autoritetet i thanë NBC News muajin e kaluar se rezultatet fillestare të autopsisë së tij nuk ishin përfundimtare në pritje të një raporti toksikologjik.

Sipas Independent, mjekësia ligjore nuk do të nxjerrë një raport përfundimtar për 4 deri në 6 muaj, ndërkohë që do të kryhen teste shtesë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Aktori shumë i dashur nga publiku u gjet i vdekur të shtunën, më 28 tetor në shtëpinë e tij në Los Angeles.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco