Britani e Madhe/ U vra pas dhunës së ushtruar, identifikohet pas 31 vitesh gruaja me 'tatuazhin lule'

Britani e Madhe/ U vra pas dhunës së ushtruar, identifikohet pas 31 vitesh gruaja me 'tatuazhin lule'

12:36, 14/11/2023
A+ Aa A-

U deshën 31 vjet për të identifikuar gruan me 'tatuazhin e luleve”, trupi i së cilës u gjet në fund të një lumi në Antwerp, Belgjikë

Familja e Rita Roberts nga Britania e Madhe e pa tatuazhin e saj të veçantë në një raport të BBC, sipas agjencisë së policisë Interpol.

Kontakti i fundit i gruas që në atë kohë ishte  31-vjeç me familjen e saj ishte nëpërmjet një kartoline në maj të vitit 1992. Trupi i saj u gjet një muaj më pas.

Familja e saj tha se lajmi ishte "tronditës".

“Motra jonë e pasionuar, e dashur dhe me shpirt të lirë u vra mizorisht”, thanë ata në një deklaratë, të ndarë nga Interpoli.

 “Ndërsa lajmi ka qenë i vështirë për t’u pranuar, ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës që kemi zbuluar se çfarë i ndodhi Ritës”.

Roberts ishte një nga 22 gratë e vrara që policia në Evropë kërkonte t'i identifikonte përmes një fushate të nisur në fillim të këtij viti, të quajtur 'Operacioni Identify Me.'

Fushata filloi kur Interpoli doli publikisht me një listë të të ashtuquajturave njoftime të zeza, duke kërkuar informacion për trupa të paidentifikuar. 

Njoftime të tilla zakonisht qarkullojnë vetëm brenda rrjetit të forcave policore të Interpolit në të gjithë botën.

Shumica e viktimave ishin të moshës nga 15 deri në 30 vjeç.

Lista e plotë - e disponueshme në faqen e internetit të Interpolit - përfshin detaje rreth grave, fotografi të sendeve të mundshme identifikuese dhe në disa raste, rindërtime të reja të fytyrës dhe informacione rreth rasteve.

Roberts kishte udhëtuar nga shtëpia e saj në Cardiff në qytetin belg të Antwerp në shkurt 1992. Trupi i saj ku shiheshin shenja dhune u gjet i shtrirë në një grilë në një lumë katër muaj më vonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco