CNN: Blinken pranon se ka mosmarrëveshje brenda Departamentit për Gazën

CNN: Blinken pranon se ka mosmarrëveshje brenda Departamentit për Gazën

12:17, 14/11/2023
A+ Aa A-

Në një e-mail dërguar punonjësve të tij, Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken pranoi se ka mosmarrëveshje brenda Departamentit lidhur me qasjen e administratës së presidentit Joe Biden ndaj sulmeve të Izraelit në Gaza.

Sipas CNN, në e-mailin që Blinken u dërgoi punonjësve të ministrisë thuhet: “Unë e di që për shumë prej jush, dhimbja e shkaktuar nga kjo krizë ka ndikim të thellë”.

Blinken tha se ishte zemërthyese të shihje imazhet e foshnjave, fëmijëve, të moshuarve, grave dhe civilëve të tjerë që vuanin në këtë krizë dhe se ai “e ndjente këtë”.

Ai thotë se disa punonjës në Departament mund të mos pajtohen me qasjet e ndërmarra nga qeveria në lidhje me Gazën. “Punonjësit mund të kenë mendime se çfarë mund të bëhet më mirë”, tha Blinken.

“Ne besojmë se Gaza duhet të bashkohet me Bregun Perëndimor dhe të administrohet nga palestinezët. Rindërtimi i rajonit duhet të mbështetet nga një mekanizëm i qëndrueshëm”, tha Blinken.

Deklaratë nga 100 diplomatë amerikanë që kritikojnë politikën e Bidenit për Izraelin

Në SHBA, 100 diplomatë nga Departamenti i Shtetit dhe Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) akuzuan presidentin Biden për “përhapjen e informacionit të rremë” në lidhje me sulmet e Izraelit në Gaza.

Në deklaratën e nënshkruar nga diplomatët thuhej se “Izraeli kryen krime lufte në Gaza” ndërsa këshillohej Biden të vinte në dyshim më shumë veprimet e Izraelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco