Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Raketa ndaj Ukrainës, bombardohen Kievi dhe Khersoni, dëmtohet infrastruktura civile

Raketa ndaj Ukrainës, bombardohen Kievi dhe Khersoni, dëmtohet infrastruktura civile

16:02, 12/11/2023
A+ Aa A-

Sirenat e alarmit ranë gjatë natës në lindje dhe jug-lindje të Ukrainës, me shpërthime të fuqishme që u dëgjuan në qytetet e Khersonit, Odesës, si dhe në rajonin Mikolaiv.

Më herët, banorët e Khersonit festuan 1-vjetorin e çlirimit të qytetit nga trupat ruse. Ai u pushtua më 3 mars të 2022-shit dhe u bë i vetmi kryeqytet rajonal i Ukrainës që ra në duart e rusëve.

Por përballë kundërofensivës ukrainase, Kremlini vendosi të largohej nga qyteti dhe të tërhiqej në anën e majtë të lumit Dnipro.

Vala e sulmeve dëmtoi 18 shtëpi në rajonin e Kievit, për fat të mirë pa shkaktuar viktima, si dhe linjën energjetike të Khersonit, duke bërë që qyteti të mbetej pa elektricitet.

Ndërkohë, Ministria ukrainase e Ekonomisë raportoi vdekjen e një shoferi ukrainas kamioni, i cili priti së bashku me qindra të tjerë, të kalonin kufirin nga Polonia.

Prej një jave, shoferët polakë kanë bllokuar kalimin, me argumentin se kolegët ukrainas po trajtohen më mirë nga BE, pas liberalizimit të rregullave të transportit për ta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco