Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Profesionistët e lirë, sa do paguajnë tatim-fitim?

Pas shembjes së pjesshme të një tuneli në Indi, mbesin të ngujuar 40 punonjës, ekipet e shpëtimit në kërkim të tyre

Pas shembjes së pjesshme të një tuneli në Indi, mbesin të ngujuar 40 punonjës, ekipet e shpëtimit në kërkim të tyre

15:47, 12/11/2023
A+ Aa A-

Ekipet e shpëtimit në veri të Indisë, janë vënë në kërkim të punonjësve të ndërtimtarisë që kanë mbetur të ngujuar, pas shembjes së pjesshëm të një tuneli, raportojnë mediat e atjeshme.

“Të paktën 40 punonjës kanë mbetur të ngujuar kur rreth 200 metra të tunelit u shemb”, tha një zyrtar i ekipit të shpëtimit Durgesh Rathodi.

Deri te shembja e tunelit të gjatë 4.500 metra, që është në ndërtim e sipër ndodhi në afërsi të vendit Uttarkashi.

Shembja e tunelit ndodhi në orët e para të mëngjesit, derisa punonjësit po largoheshin nga vendpunishtja dhe po bëhej gati që ndërrimi i dytë të shfaqeshin aty.

Nuk dihet nëse ndonjëri nga këta punonjës është nxjerrë apo akoma janë në kërkim të tyre, dhe se sa do të kenë oksigjen në këtë zonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco