Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Prapaskenat: 8 orët e Veliajt në SPAK

Një avion ushtarak amerikan rrëzohet në Mesdheun Lindor gjatë një fluturimi stërvitor

Një avion ushtarak amerikan rrëzohet në Mesdheun Lindor gjatë një fluturimi stërvitor

10:15, 12/11/2023
A+ Aa A-

Një avion ushtarak amerikan është rrëzuar në Mesdheun Lindor pas një ‘aksidenti’ të pazbuluar gjatë një fluturimi stërvitor, njoftoi sot Komanda Evropiane e SHBA-së (EUCOM).

Nuk dihet se sa persona ndodheshin në bord dhe fati i tyre nuk është zbardhur ende, raporton CNN.

‘Në mbrëmjen e 10 nëntorit, një avion ushtarak amerikan që kryente operacione stërvitore në Mesdheun Lindor u përfshi në një aksident dhe u rrëzua. Ne mund të themi me siguri se fluturimi ishte vetëm për qëllime stërvitore dhe nuk ka asnjë tregues të aktivitetit armiqësor’, thuhet në deklaratën e EUCOM.

Nuk janë dhënë detaje për llojin e avionit dhe as për destinacionin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco