Lajmi i fundit

LIVE/ Mbledhja e kryesisë së PL, flet kryetari Ilir Meta

VIDEO/ Biden ‘e humb’ sërish, harron se ku ndodhet

VIDEO/ Biden ‘e humb’ sërish, harron se ku ndodhet

09:40, 12/11/2023
A+ Aa A-

 

Dalja e djeshme e presidentit amerikan Joe Biden në ceremoninë e vendosjes së kurorave në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, me rastin e Ditës së Veteranëve, shkaktoi komente intensive nga një pjesë e mediave amerikane.

Shkak u bë paaftësia e Biden për të mbajtur qoftë edhe një kurorë me lule në duar. Në një video të New York Post, që është bërë virale në rrjet, Presidenti i SHBA shihet se i kërkon ndihmë një anëtari të gardës së nderit për të vendosur kurorën në Varrin e Ushtarit të Panjohur.

Pasi bën nderimet dhe vendos kurorën, Biden nis të largohet, por në fund ndalet dhe kthehet nga ushtari sikur do t’i thotë diçka. Ushtari ngre dorën për ti treguar Presidentit vendin ku ndodhet zëvendësja e tij Kamala Harris disa metra më tutje dhe Biden më pas ecën në atë drejtim.

Konfuzioni i dukshëm i presidentit amerikan është komentuar edhe nga politikanët republikanë. ‘Zoti na mëshiroftë. Ne kemi një president që nuk e di se ku qëndron apo ku është’, tha përfaqësuesi i Nju Xhersit, Jeff Van Drew.

 

 

‘Atëherë kur menduam se nuk mund të bëhej më keq’, u shpreh përfaqësuesi kalifornian, Darrell Issa.

‘Është e trishtueshme të shohësh përsëri dhe përsëri shembuj të konfuzionit të Presidentit Biden. Si është e mundur që ai po del në zgjedhje?’, shkroi anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nicole Malliotaki.

Edhe rivali i tij në garën për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump e kishte ironizua Biden për shfaqjet e tij të çorientuara para kamerave.

‘Ne kemi një burrë në Shtëpinë e Bardhë që nuk mund të flasë siç duhet dhe ai nuk gjen dot rrugën e tij në skenë. Dhe ky është njeriu që po negocion me Putinin dhe Presidentin Xi në Kinë’, tha Trump në një takim me mbështetësit e tij. /A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco