Itali/ Shpërthim në një qendër emigrantësh, 12 të plagosur disa në gjendje të rëndë

Itali/ Shpërthim në një qendër emigrantësh, 12 të plagosur disa në gjendje të rëndë

08:46, 11/11/2023
A+ Aa A-

Itali- Panik në San Lorenzo Nuovo (Viterbo), ku gjatë natës ka ndodhur një shpërthim i fortë në një qendër pritjeje për azilkërkuesit.

 Të paktën 12 persona mbetën të plagosur, katër prej tyre në gjendje të rëndë , të cilët u transportuan në spitale të ndryshme të zonës, shkruan Tgcom.

Struktura, e përdorur për të akomoduar familjet , strehonte gjithsej 30 persona. 

Mes të plagosurve ka edhe disa fëmijë.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit, shpëtimtarët, forcat e rendit dhe mbrojtja civile. 

Magazina ndodhet në zonën industriale të San Lorenzo Nuovo, në zonën Alto Viterbo dhe përbëhet nga dy njësi banimi  të destinuara për strehimin e qytetarëve jo-BE. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco