VIDEO/ Çfarë po ndodh me Ahed Tamimi, ikonën e rezistencës palestinezëve?

VIDEO/ Çfarë po ndodh me Ahed Tamimi, ikonën e rezistencës palestinezëve?

22:30, 10/11/2023
A+ Aa A-

‘E di që mund të më vrasin në çdo kohë. E di shumë mirë këtë gjë. Gjithsesi do të vdes një ditë. Kështu që është më mirë që të vdes për një kauzë, në të cilën besoj, se sa nga një vdekje natyrale’.

Ahed Tamimi, nga qyteti Nabi Saleh i Bregut Perëndimor është një nga aktivistet ikonë të rezistencës palestineze. 22-vjeçarja u arrestua në fillim të kësaj jave, në një fushate të zgjeruar izraelite arrestimesh, në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Ushtria izraelite deklaroi për agjencinë e lajmeve AFP, se aktivistja dyshohet për ‘nxitje të dhunës dhe aktiviteteve terroriste’. Ndërsa mediat izraelite raportuan se Tamimi u arrestua në lidhje me një postim në Instagram, në të cilin kërcënonte se do të masakronte hebrenjtë, më keq se sa Hitleri.

Në fakt, postimi nuk është më i dukshëm në internet, as llogaria me emrin dhe foton e saj. Nëna e Tamimit tha për AFP-në se ekzistojnë me dhjetëra faqe online, me emrin dhe foton e Ahed, me të cilat vajza e saj nuk ka asnjë lidhje.

Ahed Tamimi u bë simbol ndërkombëtar i rezistencës ndaj pushtimit të izraelit që në moshën 11 vjeçare, kur tentoi të gjuante me grushte një ushtar. Në vitin 2015, 14 vjeçarja e atëhershme u fotografua duke kafshuar një ushtar izraelit, i cili po përpiqej të arrestonte vëllain e saj të vogël.

Dy vjet më vonë, tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare, pasi kaloi tetë muaj në një burg izraelit, vetëm sepse goditi me shuplakë një ushtar izraelit. Gjatë këtyre viteve, Tamimi provoi disa herë burgjet izraelite. Ajo është akuzuar për 12 sulme, ndaj forcave të sigurisë dhe nxitje të dhunës. Pas arrestimit më të fundit nga forcat izraelite, fytyra e aktivistes shfaqet kudo, në mure të pikturuara dhe në postera.

Në intervistën e mëposhtme, Ahed tregon përvojën e arrestimeve dhe qëndrimet e saj në burgjet izraelite.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco