Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Zelensky vendos: Nuk është koha për zgjedhje, por për betejë

Zelensky vendos: Nuk është koha për zgjedhje, por për betejë

23:13, 07/11/2023
A+ Aa A-

Ukraina nuk do të zhvillojë zgjedhje të reja presidenciale në pranverën e vitit 2024, pasi presidenti Zelensky mendon se nuk është koha e përshtatshme. Për kreun e Ukrainës është koha që të gjithë të përqëndrohen tek mbrojtja dhe fati i luftës.

“Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk beson se është e përshtatshme të zhvillohen zgjedhje të reja në vitin 2024 në Ukrainë. Ne duhet të vendosim që tani është koha për mbrojtje, për betejë, nga e cila varet fati i shtetit dhe popullit”, tha lideri i Kievit në fjalimin e tij të hënën mbrëma. Fjalë që mbërrijnë në një moment veçanërisht delikat.

 Sipas Kulebës momenti ëshjtë kritik në një kohë kur në territorin e Ukrainës ka një luftë, ndërsa shumë ukrainas janë jashtë vendit. Zgjedhjet parlamentare që do të mbaheshin muajin e kaluar u anuluan gjithashtu për shkak të luftës. Por lajmi për krijimin e një komisioni zgjedhor për të vlerësuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale më 31 mars kishte ngjallur shpresa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco