I armatosur me pushkë automatike AR-15, arrestohet një burri pranë Capitol Hill

I armatosur me pushkë automatike AR-15, arrestohet një burri pranë Capitol Hill

21:02, 07/11/2023
A+ Aa A-

Një burrë i armatosur me pushkë automatike AR-15 u arrestua pranë ndërtesës së Senatit në Capitol Hill, ka njoftuar policia amerikane.

Ata gjithashtu njoftuan se burri ishte parë në park matanë rrugës, pranë stacionit Union.

NBC News raporton se i dyshuari është arrestuar para ndërtesës së Senatit në atë zonë.

Në afërsi të parkut gjendet tri objekte të Senatit, kurse një polic ka thënë për NBC News se i dyshuari kishte një pushkë automatike të tipit AR-15.

Shumë policë i janë vënë pas të dyshuarit që vraponte drejt Capitolit, e shumë patrulla tjera u dolën në ndihmë.

Ata kanë bërë të ditur se nuk ka ‘arsye të besohet se ekziston ndonjë kërcënim i vazhdueshëm serioz’.

Të gjitha rrugët përreth kësaj zonë janë mbyllur, kurse policia është duke mbledhur të gjitha provat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco