Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Avokatja e Trump: Ky vend po rrënohet! Gjyqtarët duan të çensurojnë fjalën e avokatit të presidenit në sallën e gjyqit

Avokatja e Trump: Ky vend po rrënohet! Gjyqtarët duan të çensurojnë fjalën e avokatit të presidenit në sallën e gjyqit

10:42, 07/11/2023
A+ Aa A-

Avokatja e Tramp, Alina Haba, kritikon Letisha Xhejmsin me fjalë të ashpra.

'Nuk jam këtu për të dëgjuar çfarë ka ai për të thënë. Pse paguhem si avokate dhe pse përdoren paratë e taksapaguesve në këtë sallë gjyqi. Përgjigjja është shumë e qartë. Sepse zonja Xhejms do të qëndrojë këtu siç bëri sot në mëngjes e të quajë klientin tim gënjeshtar, të quajë kompaninë mashtruese, e të bëhet e famshme. Ajo tha sot në mëngjes që shifrat nuk gënjejnë dhe as në këtë rast nuk do të gënjejnë.

Zonja Xhejms, kam një mesazh për ju. Shifrat nuk gënjyen kur ju kandiduat për guvernatore dhe prandaj u tërhoqët. Dhe shifrat nuk do të gënjejnë kur presidenti Tramp të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2024. Këto shifra flasin fort e qartë. Ky vend po rrënohet. Dhe nëse s'e ndalojmë korrupsionin në sallat e gjyqeve ku avokatëve u mohohet e drejta e fjalës dhe nuk lejohen të thonë ato që duhet të thonë për të mbrojtur interesat e klientëve të tyre, pavarësisht bindjeve politike… Të gjithë kanë të drejtën në këtë vend për t'u mbrojtur. Nuk më intereson kush je. Ti ke të drejtë të pajtosh një avokat për të kundërshtuar akuzat ndaj teje, që avokati ngrihet e të thotë diçka kur sheh diçka të gabuar. Sot më thanë të ulesha. Më bërtitën. Një gjyqtare e krisur përplasi tavolinën. Dhe unë nuk e toleroj këtë në jetën time.

Nuk do ta toleroj as këtu. Dhe e dini çfarë? As ju nuk duhet ta toleroni. Jo të gjithë qytetarët amerikanë ndiqen nga një kamerë e mikrofon dhe unë po shoh një shkatërrim të sistemit gjyqësor amerikan dhe të demokracisë. Zonja Xhejms tha këtë mëngjes që ajo e dinte që zoti Trump - e quan gjithmonë zotin Trump sepse i vjen plasja që ai ka qenë president, por presidenti i 45-të i këtij vendi, një prej presidentëve më të mirë që kemi pasur, ka ndërtuar një kompani të shkëlqyer që vlen shumë më shumë se ajo deklaratë financiare dhe ajo nuk di si të dalë prej saj, sepse politika e saj nuk e lejon. Ajo e quan atë prepotent. Ajo thotë që ai do të sjellë fyerje racore. Që ai do ta tallë. Zonja Xhejms jeni ju ajo që e tallët atë'.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco