Irani kërcënon SHBA-të: Do goditen rëndë nëse nuk ka armëpushim në Gaza

Irani kërcënon SHBA-të: Do goditen rëndë nëse nuk ka armëpushim në Gaza

19:14, 05/11/2023
A+ Aa A-

Irani tha se Shtetet e Bashkuara “do të goditeshin rëndë” nëse Ëashingtoni nuk zbatonte një armëpushim në Gaza.

Kështu shkruan “Reuters", i cili citon ministrin e Mbrojtjes së vendit – në një deklaratë të publikuar nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim të dielën.

“Këshilla jonë për amerikanët është që menjëherë të ndalojnë luftën në Gaza dhe të zbatojnë një armëpushim, përndryshe ata do të goditen rëndë”, tha Mohammad-Reza Ashtiani.

Pas një sulmi të befasishëm të Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor, izraelitët kanë kërkuar të mposhtin grupin militant.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco