Lajmi i fundit

Ranë në kontakt me energjinë elektrike, vdes pronari i hotelit, 2 punonjës në gjendje të rëndë

Tronditëse deklarata e gazetarit palestinez në Gaza: Po na vrasin njëri pas tjetrit!

Tronditëse deklarata e gazetarit palestinez në Gaza: Po na vrasin njëri pas tjetrit!

14:44, 04/11/2023
A+ Aa A-

"Nuk mund të durojmë më, jemi të rraskapitur'' këto fjalë e një gazetari palestinez në Gaza gjatë njw transmetimi live ku shihet duke hedhur pajisjet e tij mbrojtëse.

Duke mbajtur lotët dhe duke iu drejtuar prezantueses , e  cila dhe shihet e përlotur në studio, korrespondenti i Al Jazeera, Mohammad Abu Hattab, heq jelekun e antiblumit dhe helmeten. 

“Nuk ka mbrojtje apo imunitet ndërkombëtar. Jeleku dhe helmeta nuk na mbrojnë. Këtu jemi edhe ne viktima. Na vrasin njëri pas tjetrit me kosto zero. Ne presim vetëm radhën ”, thotë ai.

 

 

“Kolegi ynë, Mohammad Abu Hattab, ishte këtu 30 minuta më parë dhe tani ai vdiq, së bashku me gruan dhe vëllain e tij. Dhe shumë anëtarë të tjerë të familjes së tij janë viktima brenda spitalit”, shtoi ai.

Ai gjithashtu theksoi se bombardimet izraelite janë bërë të padurueshme për banorët e Gazës. 

"Askush nuk kujdeset për ne apo për shkatërrimet dhe krimet e përhapura në Gaza ," vazhdoi gazetari.

Vlen të theksohet se sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), 36 gazetarë kanë humbur jetën nga bombardimet e Izraelit në Gaza.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco