A mund të kthehet president Obama si zëvendëspresident?

A mund të kthehet president Obama si zëvendëspresident?

10:48, 01/11/2023
A+ Aa A-

"Para se dikush të më përmendë Amendamentin e 22-të, i sugjeroj që më parë ta lexojë.

Në artikullin "Shpëtimi i vetëm i Biden-it: Një zëvendëspresident i ri" (Business World, 28 tetor), Holman Jenkins, Jr., sugjeron që president Biden-i duhet të mbushë "boshllëkun" e krijuar nga dobësimi i tij lidhur me moshën, duke emëruar si kandidat për zëvendëspresident një person me "forcë të padyshimtë", që shihet nga publiku si "gati për të marrë timonin kur ngjarjet globale po dalin jashtë kontrollit". Edhe pse s'e kam me qejf t'u jap demokratëve këshilla, do të sugjeroja që personi i përsosur për atë rol do të ishte ish-presidenti Barack Obama.

Para se dikush të më përmendë Amendamentin e 22-të, i sugjeroj që më parë ta lexojë. Ai amendament thotë: "Asnjë person nuk mund të zgjidhet në detyrën e presidentit më shumë se dy herë". Është normale të kandidosh për zëvendëspresident pasi ke kryer dy mandate si president. Për më tepër, si zëvendëspresident, zoti Obama do të pasonte me kushtetutë presidencën, pa zgjedhje, nëse zoti Biden do të lironte postin.

Ç'duhet bërë me zëvendëspresidenten Kamala Harris? Mbase ajo do t'i hapte rrugë zotit Obama nëse do t'i premtohej posti i prokurorit të përgjithshëm ose një emërim në vendin e parë të disponueshëm në Gjykatën e Lartë./ Wsj.com -  Përshtati në shqip SYRI.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco