Izraeli dërgon anije me raketa në Detin e Kuq

Izraeli dërgon anije me raketa në Detin e Kuq

10:30, 01/11/2023
A+ Aa A-

Ditën e djeshme grupi rebel Houthis në Jemen, qindra milje në jug të Izraelit,  tha se kishte sulmuar Izraelin tre herë me raketa dhe drone, dhe do ta bënte këtë përsëri.

Ndërkohë ditën e sotme sipas mediave të huaja, ushtria izraelite thotë se anijet e saj raketore u vendosën në Detin e Kuq dje për të “forcuar përpjekjet e mbrojtjes në zonë”.

Në orët e para të së mërkurës, IDF tha se “kapi një kërcënim ajror” në Detin e Kuq, në jug të qytetit jugor izraelit të Eilat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco