Erdogan: Izraeli po kryen krime kundër njerëzimit

Erdogan: Izraeli po kryen krime kundër njerëzimit

20:29, 31/10/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka nisur një sulm të ri kundër Izraelit, në deklaratat e tij pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Presidenti turk foli për “barbarinë” që po vuajnë banorët në Gaza, ndërsa theksoi se “Izraeli, i cili merr mbështetjen e pakushtëzuar të SHBA-së dhe Evropës, po kryen një krim kundër njerëzimit”, raportojnë mediat e huaja.

“Ne festuam 100 vjetorin tonë ndërsa vëllezërit dhe motrat tona po masakroheshin në Gaza dhe Palestinë. Që nga 7 tetori, vëllezërit tanë nga Gaza janë brutalizuar. Izraeli, i cili ka mbështetjen e pakushtëzuar të SHBA-së dhe Evropës, po kryen një krim kundër njerëzimit. Spitali i Miqësisë, i cili ishte dhurata jonë për vëllezërit tanë në Gaza, u vu në shënjestër të forcave izraelite. Spitalet mbeten të paprekura në luftë. Infrastruktura shëndetësore e vendit nuk mund të shkatërrohet. Izraeli vepron si një organizatë dhe jo si një shtet. Shtetet duhet të respektojnë ligjet e luftës. 8500 palestinezë u vranë si rezultat i sulmeve izraelite. Më shumë se 21 mijë vëllezër tanë u plagosën”, tha presidenti turk.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco