Soros, armiku i madh i Perëndimit

Soros, armiku i madh i Perëndimit

14:02, 30/10/2023
A+ Aa A-

 lgiornale.it 

Ai ndihmon organizatat pro-palestineze dhe OJQ-të për refugjatët: ai ka qenë gjithmonë në anën e gabuar.

Këshut e nis artikullin e saj media italiane Igiornale.it për miliarderin dhe filantropistin, George Soros.

Në shkrim thuhet se George Soros, me origjinë hungareze, i cili iku nga dëbimet naziste, ka dhuruar 15 milionë dollarë që nga viti 2016 për grupet që sponsorizojnë disa nga organizatat jofitimprurëse që përcjellin ideologjinë anti-izraelite.

Më tej thuhet në shkrim se  ai ka dhuruar 13.7 milionë për Tides Centers, një grup i krahut të majtë i njohur për financimin e organizatave të politizuara mbi çështjet sociale, imigracionin dhe kauzën palestineze në thelb anti-izraelitë. Dhe mjafton vetëm të gërmosh në rrjetin e Tides për të kuptuar deri në çfarë pike.

Artikulli i plotë:

Sorosi, armiku i madh i Perëndimit

Ndihmon organizatat pro Palestinës dhe OJQ-të për refugjatët: gjithmonë në anën e gabuar

Në listën e donatorëve është edhe miliarderi dhe filantropi Xhorxh Soros që ndër vite kanë mbështetur me një shuma të mëdha parash galaktikën që nën vellon humanitare sot justifikon sulmin e Hamasit me 7 tetor. Xhorxh Soros, me origjinë hungareze, i cili u arratis nga deportimet naziste, ka dhuruar 15 milionë dollarë që nga viti 2016 për grupet që sponsorizojnë disa nga organizatat jofitimprurëse që përcjellin ideologjinë anti-izraelite. Një paradoks, duke qenë se Soros është shpesh objektiv i sulmeve antisemite, por fondacioni i tij, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, nuk është shfaqur kurrë si mbështetës i Tel Avivit.

Siç shpjegon New York Post, ai ka dhuruar 13.7 milionë për Tides Centers, një grup i krahut të majtë i njohur për financimin e organizatave të politizuara mbi çështjet sociale, imigracionin dhe kauzën palestineze në thelb anti-izraelitë. Dhe mjafton vetëm të gërmosh në rrjetin e Tides për të kuptuar deri në çfarë pike.

Tides, ndër të tjera, mbështet OJQ-në "Samidoun", e njohur si "Palestinian Prisoner Solidarity Network", që kundërshton ndalimin e aktivistëve pro-palestinezë nga Shteti i Izraelit dhe lufton për të arrestuarit në vendet perëndimore për përfshirjen e tyre të supozuar në aktivitete terroriste.

Samidoun sponsorizohet nga Aleanca për Drejtësi Globale, një rrjet i krahut të majtë që mbështet deri në 140 projekte pro Palestinës, por edhe të hapura kufijsh, projekte imigracioni. Media Research Center, një "think tank" konservator amerikan ditët e fundit i shkroi një letër Sorosit duke i kërkuar të ndalonte financimin, në kundërshtim me linjën e Shteteve të Bashkuara: "Por ai duket i vendosur të mbështesë organizatat antisemite në kundërshtim me qytetërimin perëndimor", tha ai presidenti Dan. Schneider.

Ndër përfituesit e Tides, financuar nga Soros, është Adalah Justice Project, me qendër në Illinois, i cili në ditën e masakrës publikoi në rrjetet sociale një foto të një buldozeri që shemb një pjesë të gardhit kufitar izraelit: "Kolonët izraelitë mendonin se mund të bllokonin dy milionë njerëz për një kohë të pacaktuar." Në vitin 2020, ai dhuroi 34 milionë për projekte në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Ai gjithashtu ka mbështetur OJQ, si Al Haq dhe Al Mezan, që Izraeli i kishte futur në listën e zezë, duke alarmuar financuesit ndërkombëtarë, sepse konsideroheshin të afërta me organizata terroriste si Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës.

Ka pasur edhe donacione për OJQ-të që merren me të drejtat e migrantëve dhe refugjatëve. Për këtë arsye, Soros kishte përfunduar shpeshherë nën shënjestrën e qeverive europiane që kundërshtonin emigracionin. Një përplasje ka ndodhur në vitin 2018 me ministrin e Brendshëm të atëhershëm Salvini, i cili akuzoi Sorosin se donte të “mbushte Italinë dhe Europën me emigrantë”.

Fondacioni kishte reaguar duke folur për “deklarata të rreme”, duke kujtuar se është filantropia e dytë më e madhe në botë që “subvencionon grupet e përfshira në çështje sociale, përfshirë migracionin. Financimet tona ndihmojnë organizatat në Itali që punojnë në sfidat që ngre migrimi. Ne nuk ofrojmë mbështetje për OJQ-të në Mesdhe, edhe pse i vlerësojmë këto përpjekje humanitare," kishte theksuar fondacioni.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco