Hipokrizia/ Biden sulmon kreun e ri të Kongresit për qëndrimet kundër martesave të homoseksualëve

Hipokrizia/ Biden sulmon kreun e ri të Kongresit për qëndrimet kundër martesave të homoseksualëve

11:58, 30/10/2023
A+ Aa A-

Ekipi i fushatës së presidentit amerikan, Joe Biden sulmoi kreun e ri të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson për shkak të qëndrimeve që ky i fundit ka mbajtur ndaj marrëdhënieve të të njëjtit seks.

Sipas Fox News, ky sulm është një hipokrizi, për shkak se vetë Biden ka mbajtur qëndrime të ngjashme kohë më parë.

“Mike Johnson bën thirrje për kriminalizimin e marrëdhënieve homoseksuale,” thuhet në deklaratën e ekipit të fushatës. “Johnson i ka quajtur këto marrëdhënie si të panatyrshme në thelb dhe ka thënë se ato mund të shkatërrojnë të gjithë sistemin demokratik,” thekson deklarata.

Më tej postohet edhe një link i një artikulli, ku Johnson shprehet në mbështetje të kriminalizimit të marrëdhënieve homoseksuale.

Megjithëse deklarata thekson se Jonson ka një histori të gjatë të gjuhës kundër homoseksualëve, vetë Biden dikur ishte kundër martesave ndaj homoseksualëve, përpara se të ndryshonte pozicion.

Në shtator të vitit 1973, Biden do të shprehej se homoseksualët janë një rrezik për sigurinë.

Në vitin 1996, ai votoi një amendament që ndërpriste fondet për ato shkolla që mësonin se duhej pranuar homoseksualiteti si mënyrë jetese.

Kurse në vitin 2006, ai ishte shprehur për CNN se martesa është mes një burri dhe një gruaje. Edhe në vitin 2008, ai bëri fushatë duke kundërshtuar martesat mes homoseksualëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco