Katastrofa në prag, palestinezët hyjnë me forcë në depot e ndihmave

Katastrofa në prag, palestinezët hyjnë me forcë në depot e ndihmave

09:25, 30/10/2023
A+ Aa A-

Situata e vështirë në Gaza, me mungesa të theksuar ushqimesh, uji, furnizimi me ujë e ilaçe, ka sjell dhe reagimin e popullit palestinez që jeton në këtë zonë.

Mijëra njerëz hynë me forcë në depot e ndihmave në Gaza për të marrë ushqime dhe artikuj bazë, në shenjë dëshpërimi në rritje, tre javë pas fillimit të luftës midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit.

Sipas organizatës së OKB që shpërndan këto ndihma kaq të nevojshme në Gaza, kjo ishte shenja e parë se në vend tashmë nuk ka më asnjë shenjë të rendit dhe popullsia nuk i bindet më asnjë ligji.

Më shumë se 1.4 milionë njerëz në të gjithë Gazën janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, gati gjysma e grumbulluar në shkollat dhe strehimoret e OKB-së, pas paralajmërimeve të përsëritura nga ushtria izraelite se ata do të ishin në rrezik nëse do të qëndronin në Gazën veriore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco