Lufta Izrael-Hamas/ Nata e ferrit për Gazën, goditje nga toka, deti dhe ajri

Lufta Izrael-Hamas/ Nata e ferrit për Gazën, goditje nga toka, deti dhe ajri

09:31, 28/10/2023
A+ Aa A-

Bombardimi i mbrëmshëm nga forcat izraelite nga toka, deti dhe ajri ishte "më i keqi që nga fillimi i luftës, në tre javë" dhe vendosi një fazë të re në luftën midis Izraelit dhe ushtrisë së Hamasit, sipas gazetarëve të dërguar që në momentet e para kur nisën operacionet izraelite.

Sipas tyre sulmet kanë qenë të vazhdueshme në pjesën lindore të Rripit, kryesisht në zonën veriore nga Jabaliya në Beit Lahia dhe Beit Lahoun, por edhe në lindje të Deir al-Ballah, në qendër të Rripit të Gazës dhe në Khan Younis në jug. 

 

 

Sipas banorëve, tashmë forcat e ushtrisë izraelite janë tërhequr nga veriu i Rripit të Gazës, ndërsa zona është e mbuluar nga mjegulla, pas sulmeve të pandërprera gjatë natës.

 

 

Hamasi dhe Xhihadi Islamik njoftuan mbrëmë se ishin angazhuar në luftime në Rripin verior të Gazës me forcat izraelite.

 

 

Nuk dihet ende se sa njerëz janë vrarë  dhe sa u plagosën nga sulmet, pasi kontaktet me ekipet mjekësore në fushën e betejës u ndërprenë, pas dëmtimit të rrjetit të internetit në Rripi i Gazës.

 

 

Tanket izraelite kaluan në Rripin e Gazës

Ndërkohë, raportet nga Hamasi konfirmuan dje depërtimin e tankeve izraelite dhe shkëmbimin e zjarrit me anëtarët e Hamasit në shkallë të gjerë.

Forcat izraelite depërtuan në dy sektorë, Beit Hanoun (në veri) dhe Bureij (Gaza qendrore).

 

 

Zëdhënësi i IDF-së konfirmoi kryerjen e operacioneve tokësore për të tretën natë në Gaza, duke shtuar se këto operacione do të jenë "më të gjera" se dy netët e mëparshme dhe "nga të gjitha frontet" .

 Ai u bëri thirrje qytetarëve palestinezë që të lëvizin në jug nga pozicionet e Hamasit, për të shpëtuar jetën e tyre. 

Sipas deklaratave të tij, izraelitët po godasin tunelet dhe infrastrukturën e terroristëve të Hamasit.

Ndërkohë, që të gjithë sytë janë kthyer nga Gaza duke parë se si konflikti përshkallëzohet, një zyrtar i lartë i Hamasit tha dje se organizata është "gati" për t'u përballur me një operacion të mundshëm tokësor nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës. 

“Nëse Netanyahu (kryeministri i Izraelit) vendos të hyjë në Gaza sonte, rezistenca është gati”, tha Ezzat al-Rishek në platformën Telegram, duke shtuar se “toka e Gazës do të gëlltisë copat e ushtarëve (izraelitëve)”. .

Në të njëjtën kohë ai u bëri thirrje vendeve arabe që të ndërmarrin veprime dhe palestinezëve të ngrihen kundër izraelitëve në të gjithë botën.

Apel dramatik e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së

Faza e re e luftës u konfirmua edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i cili bëri një thirrje  për një armëpushim humanitar.

“Përsëris thirrjen time për një armëpushim humanitar në Lindjen e Mesme, lirimin e pakushtëzuar të të gjithë pengjeve dhe dërgimin e furnizimeve jetëshpëtuese”,është shprehur karakteristike Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së duke shtuar: Të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre. Historia do të na gjykojë të gjithëve’.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco