Forcat e Mbrojtjes të Izraelit: Nënkryetari i inteligjencës së Hamasit është vrarë

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit: Nënkryetari i inteligjencës së Hamasit është vrarë

18:48, 26/10/2023
A+ Aa A-

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë deklaruar se kanë vrarë nënkryetarin e drejtorisë së inteligjencës të Hamasit, Shadi Barud, në një sulm në Rripin e Gazës ditën e sotme.

IDF akuzoi Barud për planifikimin e sulmeve të Hamasit të 7 tetorit në jug të Izraelit me liderin e saj aktual në Gaza, Yahya Sinwar, shkruan The Guardian.

Konflikti në Gaza filloi më 7 tetor kur grupi palestinez Hamas nisi Operacionin Al-Aksa Flood, një sulm i papritur me breshëri raketash dhe depërtimesh në Izrael nga toka, deti dhe ajri. Hamasi tha se inkursioni ishte në hakmarrje për sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa dhe dhunës në rritje nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve. Ushtria izraelite më pas nisi bombardim të objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës.

 Më shumë se 8000 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 7000 palestinezë dhe 1,400 izraelitë. 2.3 milionë banorëve të Gazës kanë mbetur pa ushqim, ujë, ilaçe dhe lëndë djegëse, dhe autokolonat e ndihmave të lejuara kohët e fundit në Gaza kanë bartur vetëm një pjesë të asaj që nevojitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco