Netanyahu po del krejtësisht jashtë kontrollit! Ministrja spanjolle: Izraelit i duhen vënë sanksione dhe embargo armësh

Netanyahu po del krejtësisht jashtë kontrollit! Ministrja spanjolle: Izraelit i duhen vënë sanksione dhe embargo armësh

17:06, 26/10/2023
A+ Aa A-

Ministrja spanjolle për të Drejtat Sociale dhe njëkohësisht liderja e partisë Podemos, Ione Belarra, ka komentuar konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit.

“Netanyahu, në krye të shtetit të Izraelit, është krejtësisht jashtë kontrollit. Ai e shpalli OKB-në të padëshirueshme.

Është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të ndalojë së mbështeturi dhe ta kundërshtojë atë. E përsëris: sanksione ekonomike dhe një embargo armësh”, shkroi ajo në platformën X.

 Ajo më pas publikoi një video në të cilën sugjeron “katër gjëra që vendet europiane mund të bëjnë sot për të ndaluar gjenocidin në Palestinë”.

“Sot mësuam se Netanyahu i ka shpallur Kombet e Bashkuara të padëshiruara në Izrael. Kjo do të thotë se stafi i OKB-së nuk do të ketë viza për të udhëtuar në atë zonë”, tha ajo.

 “Ky është rezultat i faktit se as Netanyahu dhe as shteti i Izraelit nuk kanë marrë përgjegjësi për pushtimin e paligjshëm të territorit palestinez në dekadat e fundit. Janë katër gjëra që vendet europiane mund të bëjnë menjëherë.

Së pari, të prishin marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Izraelit. Së dyti, vendosni sanksione të forta ekonomike si ajo që u bë me Putinin. Së treti, vendosni një embargo armësh.

Së katërti, siç u bë edhe në rastin e luftës në Ukrainë, sillni Netanyahun dhe të gjithë liderët politikë përgjegjës për bombardimin e popullsisë civile në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Le të bëjmë diçka, ne mund ta ndalim gjenocidin”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco