Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ukraina 'ngrin' transportin e grurit, për shkak të pranisë së shtuar të ushtarëve rusë në Detin e Zi

Ukraina 'ngrin' transportin e grurit, për shkak të pranisë së shtuar të ushtarëve rusë në Detin e Zi

13:38, 26/10/2023
A+ Aa A-

'Ukraina ka pezulluar përdorimin e korridorit të ri të grurit të Detit të Zi për shkak të asaj që e percepton si kërcënim nga avionët luftarakë rusë' tha sot kompania konsulente me bazë në Kiev, Barva Invest .

 “Dëshirojmë t'ju informojmë për një pezullim të përkohshëm të trafikut të anijeve drejt dhe nga (portet). Ndalimi aktual hyn në fuqi më 26 tetor [sot], por ka të ngjarë të zgjatet”, tha kompania në aplikacionin Telegram .

Kompania tha se një pezullim de facto ishte vendosur tashmë për dy ditë me urdhër të ushtrisë, e cila përmendi një kërcënim nga rritja e aktivitetit të forcave ajrore ruse në rajon.

Presidenti rus Vladimir Putin tha javën e kaluar se ai kishte urdhëruar ushtarët rusë që mbanin raketa Kinzhal të patrullojnë mbi Detin e Zi.

Ukraina nisi në gusht një "korridor humanitar" për anijet që transportonin ngarkesa të destinuara për tregjet afrikane dhe aziatike në një përpjekje për të anashkaluar një bllokadë de facto në Detin e Zi pasi Rusia u tërhoq nga një marrëveshje që siguronte dërgesat e grurit të Kievit nga deti gjatë kohëzgjatjes së lufte.

Një zyrtar i lartë i bujqësisë tha më vonë se rruga do të përdorej gjithashtu për transportin e grurit.

Zyrtarët ukrainas dhe burimet e transportit detar thonë se më shumë se 40 anije mallrash kanë hyrë në korridor deri më tani dhe 1.5 milionë tonë metrikë ngarkesë janë larguar nga portet ukrainase përmes korridorit. Drithërat, farat e ullirit, vajrat bimore, mielli janë ngarkesat kryesore.

Prodhuesit bujqësorë ukrainas thanë këtë javë se rruga e re do të lejonte eksporte deri në 2.5 milion ton ushqim në muaj, pothuajse duke kompensuar ndikimin e vendimit të Rusisë për t'u tërhequr nga marrëveshja e mëparshme e ndërmjetësuar nga OKB.

Zëvendësministri i Parë i Bujqësisë Taras Vysotskyi tha dje, të mërkurën, se ngarkesat e grurit të transportuara përmes korridorit mund të kalojnë një milion tonë në tetor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco