Eliminime politike në Kinë, shkarkohen zyrtarët e lartë

Eliminime politike në Kinë, shkarkohen zyrtarët e lartë

08:47, 25/10/2023
A+ Aa A-

Situata politike nuk është aspak e qetë në Kinën e Xi Jinping… Pasi qëndroi dy muaj jashtë çdo daljeje publike, ministri kinez i Mbrojtjes Li Shangfu është shkarkuar nga posti i tij.

Njoftimi u bë në televizionin shtetëror kinez, i cili nuk ka dhënë detaje për arsyet e shkarkimit. Li u pa për herë të fundit në publik në fund të muajit gushti, pas një vizite zyrtare që zhvilloi në Moskë dhe në Minsk të Bjellorusisë.

Shkarkimi i ministrit të mbrojtjes është i ngjashëm me shkarkimin e ministrit të Jashtëm, Qin Gang në korrik, pasi edhe ai u zhduk në mënyrë misterioze për disa javë.

Qin, i cili ishte anëtar i Këshillit të Shtetit, është larguar gjithashtu nga ky post, sipas një njoftimi të bërë publik të martën. Vendimi nënkupton vdekjen politike të ish-ministrit, një figurë shumë e afërt me presidentin Xi, ndërkohë që për largimin arsyet janë të paqarta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco