Sulm në kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor, 3 të vrarë

Sulm në kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor, 3 të vrarë

08:32, 25/10/2023
A+ Aa A-

Tre persona u vranë, pas një sulmi me dronë të ushtrisë izraelite në një kamp refugjatësh. Më shumë se 20 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmit.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se kishte kryer “aktivitete kundër terrorizmit” në zonë, por nuk përmendi viktima.

Agjencia humanitare e OKB-së OCHA tha se të paktën 95 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor që kur Izraeli i shpalli luftë Hamasit në Gaza në fillim të këtij muaji.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco