Kush foli gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB për luftën Izrael -Gaza Takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën e Izraelit në Gaza më 24 tetor 2023 në Nju Jork

Kush foli gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB për luftën Izrael -Gaza

08:20, 25/10/2023
A+ Aa A-

Këtu janë disa pika kryesore nga takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së që u mblodh të martën në Nju Jork, sipas BBC.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm për t'i dhënë fund "vuajtjeve epike" në Gaza dhe se "asnjë palë në një konflikt të armatosur nuk është mbi ligjin ndërkombëtar humanitar".

Ai tha gjithashtu se sulmi i Hamasit më 7 tetor " "Është e rëndësishme të pranohet gjithashtu se sulmet nga Hamasi nuk ndodhën në vakum. Populli palestinez i është nënshtruar pushtimit mbytës për 56 vjet"."  Kjo shkaktoi një kundërpërgjigje me zemërim nga Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, i cili shkroi në rrjetin X, duke e përshkruar deklaratën e Guterres si "tronditëse" dhe "të shkëputur nga realiteti në rajonin tonë". Ai shtoi se do ta anulonte takimin e tij me shefin e OKB-së

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken përsëriti se çdo vend ka të drejtë të mbrohet dhe se "ne duhet të dënojmë pa mëdyshje sulmin barbar terrorist të Hamasit kundër Izraelit". Por ai shtoi se "duhet të merren parasysh pauzat humanitare" për të mbrojtur civilët në Gaza.

Ministri i Jashtëm i Egjiptit Sameh Shoukry bëri thirrje për një armëpushim, duke shprehur "keqardhje" që Këshilli i Sigurimit nuk arriti të miratonte një rezolutë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco