Nuk ndalet kryeministri i Izraelit/ Paralajmëron kundërsulm nga toka

Nuk ndalet kryeministri i Izraelit/ Paralajmëron kundërsulm nga toka

22:53, 24/10/2023
A+ Aa A-

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se kundërsulmi nga toka po vjen.

"Ne qëndrojmë përpara fazës tjetër, ajo po vjen," i tha kryeministri njësisë Yahalom të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit të martën, sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e Netanyahut.

Njësia Yahalom është një njësi speciale e Korpusit të Inxhinierisë Luftarake dhe është e trajnuar për t'u marrë me detyra të veçanta inxhinierike, sipas faqes së internetit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF). Në njoftimin për shtyp thuhet se Netanyahu u informua mbi aktivitetin e fundit të njësisë dhe për përgatitjen e saj.

"Ne kemi vetëm një mision, të shkatërrojmë Hamasin. Ne nuk do të ndalemi derisa ta përfundojmë atë, me ndihmën tuaj. Unë mbështetem tek ju, populli i Izraelit mbështetet tek ju. Unë jam krenar për ju dhe ju përshëndes", u është drejtuar  Netanyahu forcave mbrojtëse të Izraelit.

"Dje, në sulmet tona në Gaza, ne i dhamë armikut goditjen më të ashpër që ata kanë marrë në një ditë të vetme. Ne vramë dhjetëra terroristë, ndoshta edhe më shumë. Pikërisht në këtë moment po sqarojmë përmasat e sakta të goditjes." tha Netanyahu. "Megjithatë, ne gjithashtu e dimë se edhe pse jemi aktivë në sektorë shtesë në veri, ne po godasim këdo që përpiqet të na sulmojë, në Jude dhe Samari gjithashtu," shtoi ai, duke përdorur emrat biblikë për t'iu referuar Bregut Perëndimor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco