Bien sërish sirenat e alarmit, Hamas sulmon sërish me raketa në Tel Aviv

Bien sërish sirenat e alarmit, Hamas sulmon sërish me raketa në Tel Aviv

19:43, 24/10/2023
A+ Aa A-

Sirenat e alarmit janë ndezur në Izraelin qendror pasi Hamasi lëshoi ​​raketa në Tel Aviv këtë mesditë. Sipas raportimeve të BBC, shërbimet izraelite të urgjencës thonë se nuk është raportuar asnjë lëndim deri më tani në qytetin e dytë më të madh të Izraelit. 

Ndërkohë bëhet me dije se si pasojë e raketa, kanë mbetur të lënduar disa persona, të cilët ishin duke shkruar drejt vendeve që përdoren si strehime.

Gjatë të shtunës, IDF tha se goditi skuadra të shumta terroriste në jug të Izraelit, si dhe disa objekte që i përkisnin Hamasit në Rripin e Gazës.

Vendet e shënjestruara nga avionët luftarakë dhe dronët e Forcave Ajrore izraelite përfshinin 17 komplekse ushtarake, katër seli dhe dy kulla shumëkatëshe që IDF tha se ishin përdorur për të strehuar asetet e Hamasit.

Ushtria tha se njoftoi banorët e dy ndërtesave përpara se të goditeshin. Avionët luftarakë të IAF hodhën më shumë se 16 tonë municione në asetet e Hamasit në Rrip, sipas një burimi ushtarak. Gallant deklaroi gjithashtu një situatë emergjente brenda një rrezeje prej 80 kilometrash (50 milje) nga Rripi i Gazës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco