Erdogan akuzon Këshillin e Sigurimit të OKB-së për agravimin e krizës në Gaza

Erdogan akuzon Këshillin e Sigurimit të OKB-së për agravimin e krizës në Gaza

19:32, 24/10/2023
A+ Aa A-

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan akuzoi Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për rëndimin e krizës në Rripin e Gazës për shkak të qëndrimit të tij të njëanshëm, shkruan Protothema.

"Këshilli i Sigurimit e përkeqësoi krizën përmes qëndrimit të tij të njëanshëm, në vend që t'i jepte fund gjakderdhjes, duke siguruar një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur dhe duke marrë masa për të shmangur viktimat civile," tha Erdogan në një deklaratë të bërë me rastin e 78-vjetorit të themelimit të OKB-së.

Presidenti turk, i cili ka akuzuar Izraelin për gjenocid të palestinezëve në Gaza, fajëson gjithashtu komunitetin ndërkombëtar për mos kundërshtimin e sulmeve të paligjshme të regjimit izraelit kundër civilëve.

“Është e pamundur që një institucion që nuk mund të merret me ndëshkimin kolektiv të popullsisë së Gazës, t'i japë shpresë njerëzimit dhe të garantojë paqen dhe stabilitetin botëror”, vazhdoi Erdogan, duke iu referuar Këshillit të Sigurimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco