Qeveritë në negociata për të ndalur ofensivën tokësore të Izraelit

Qeveritë në negociata për të ndalur ofensivën tokësore të Izraelit

17:47, 24/10/2023
A+ Aa A-

Krerët qeveritarë nga e gjithë bota po përpiqen të parandalojnë një masakër edhe më të madhe se e tanishmja, ndërkohë që raportimet tregojnë se Izraeli ka vrarë më shumë se 5000 njerëz duke kërkuar në këmbim 222 pengjet.

SHBA, Franca, Greqia dhe vende të tjera të Evropës bëjnë thirrje të ndalohet gjakderdhja e njerëzve të pafajshëm, ndërsa ish-presidenti Obama reagoi duke thënë se çdo strategji ushtarake izraelite që injoron kostot njerëzore, në fund mund të dështojë.

Sulmet nga toka dhe ajri kanë sjellë shkatërrim të spitaleve të cilat nuk mund të furnizohen me karburant. Mjekimi i të plagosurve po kryhet me mjete rrethanore. Organizatat humanitare paralajmërojnë se numri i viktimave do të rritet.

Mbi 130 pacientë në Spitalin e Gazës janë të porsalindur, jeta e cilëve është në rrezik për faktin që shumë shpejt, spitalit do t’i përfundojnë karburantet jetike, ndërsa sulmet s’kanë ndërmend të ndalojnë.

Gjashtë punëtorë të agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, UNRWA, janë vrarë në 24 orët e fundit në Rripin e Gazës. 35 anëtarë të kësaj agjencie janë vrarë qe nga 7 tetori kur nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit.

Për sa kohë Hamasi mban pengjet ku ndodhen edhe fëmijë, Izraeli ka bërë me dije se nuk do të ndalojë sulmet e përgjakshme.

Vetëm ndalimi i ofensivës tokësore shihet si drita e shpresës që do të ndalonte gjakderdhjen dhe do të sillte “normalitetin” e jetës së të paktën të porsalindurve apo të mbijetuarve të plagosur në Gaza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco