'Dita më e keqe' deri tani për familjen Ibrahimit në Khan Youinis, Gaza

'Dita më e keqe' deri tani për familjen Ibrahimit në Khan Youinis, Gaza

16:11, 24/10/2023
A+ Aa A-

BBC raporton se ka kontaktuar sërish me Ibrahim AlAghanë, një inxhinier 38-vjeçar, i cili është bllokuar në Gaza me gruan dhe tre fëmijët e tij të vegjël pasi udhëtoi atje nga Dublini për të vizituar të afërmit. Ai është strehuar në shtëpinë e prindërve të tij në Khan Younis, së bashku me rreth 90 persona të tjerë.

Ibrahimi i thotë BBC-së në një mesazh në WhatsApp se sot ka qenë "dita më e keqe deri tani" për furnizimet me ushqime. Megjithëse ai thotë se familja hëngri disa biskota për mëngjes, ata nuk mund të gjenin bukë apo ndonjë ushqim tjetër kur dolën në kërkim të diçkaje për të ngrënë. Mungesa e zgjatur e aksesit në ushqime, thotë bashkëshortja e tij Hamida, po ndikon te një nënë e cila nuk është më në gjendje ta ushqejë foshnjën e saj me gji.

Image

Ibrahimi thotë se grupi nuk ka zgjidhje tjetër veçse të pijë ujë të kripur dhe të pafiltruar që e kanë nxjerrë nga një pus me një gjenerator elektrik.

Fëmijët e vegjël në shtëpi nuk kanë lodrat e tyre, por kanë gjetur një top futbolli dhe luajnë në rërë me gota letre. Hamida thotë se përpiqet t'u lexojë tregime, por ata qajnë shumë.

"Është shumë e vështirë," thotë ajo.

Djalit tetëvjeçar të Ibrahimit, Samiut i mungon shkolla dhe mësuesi i tij në veri të Dublinit. Shkolla i ka dërguar një email për t'i thënë se edhe atyre u mungon "shumë".

Disa nga të rriturit në familje kanë humbur shtëpitë e tyre në pjesë të tjera të Gazës, thotë Ibrahimi, dhe po humbasin shpresat.

“Jeta tani është e pakuptimtë për njerëzit këtu. Atyre nuk u intereson nëse jetojnë apo vdesin apo çfarë ndodh me ta. Është shumë e vështirë”.

Ibrahimi thotë se ai thjesht po përpiqet të kalojë ditët një nga një.

“Përpiqem ta mbaj veten të zënë që të humbas mendjen”.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco