Lufta në Izrael: Emiri i Katarit bën thirrje për të kursyer civilët dhe parandaluar zgjerimin e konfliktit

Lufta në Izrael: Emiri i Katarit bën thirrje për të kursyer civilët dhe parandaluar zgjerimin e konfliktit

14:08, 24/10/2023
A+ Aa A-

Gjatë fjalimit të e tij në hapjen e sesionit të 52-të të Këshillit të Asanmblesë Konsultative (Shura - Parlamenti) të Katarit këtë mëngjes, Emiri i Shtetit të Katarit HH Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani bëri thirrje për të parandaluar zgjerimin e konfliktit dhe për të kursyer civilët nga pasojat e konfrontimit ushtarak në Gaza, duke theksuar se kjo luftë i ka kaluar të gjithë kufijtë, prandaj ajo duhet ndalur në mënyrë që të shmanget gjakderdhja e mëtejshme.

"Supozohet që në kohët tona nuk mund të përdoret ndërprerja e ujit ilaçeve dhe ushqimit si armë kundër një populli të tërë" - shtoi ai.

Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani kërkoi një qëndrim serioz rajonal dhe ndërkombëtar përballë përshkallëzimit të rrezikshëm që kërcënon sigurinë e rajonit dhe botës, duke theksuar se "nuk mund të vazhdohet me injorimin e numrit ë madh të viktimave civile, sidomos nga fëmijët dhe gratë".

Më tej, ai tha se lufta nuk jep zgjidhje të asnjë lloji dhe gjithçka që do të ndodhë është një përkeqësim i vuajtjeve dhe rritje të numrit të viktimave, si dhe një ndjenjë e thellë e padrejtësisë, duke nënvizuar se e vetmja mënyrë për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin për të dy popujt është ajo që është shmangur deri më tani, e cila është arritja e një paqeje të drejtë e të qëndrueshme, si dhe dhënia e të gjitha të drejtave legjitime të popullit palestinez të njohura nga organet ndërkombëtare, përfshirë krijimin e shtetit të tij të pavarur në kufijtë e vitit 1967 me Jerusalemin Lindor si kryeqytet i saj.

Vlen të përmendet këtu se Katari ka arritur që nëpërmjet përpjekjeve ndërmjetësimit, të sigurojë lirimin e katër pengjeve nga Hamasi deri tani, ndërsa po punohet për lirimin e dhjetëra të tjerëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco