Macron propozon bashkëpunim ndërkombëtar për të luftuar grupet terroriste

Macron propozon bashkëpunim ndërkombëtar për të luftuar grupet terroriste

13:47, 24/10/2023
A+ Aa A-

Presidenti francez, Emmanuel Macron propozoi të martën një koalicion ndërkombëtar për të luftuar grupet terroriste me një model të ngjashëm me luftën kundër ISIS.

Macron tha se Hamasi është i krahasueshëm me ISIS dhe Al Kaeda “në veprim dhe qëllim”. Duke folur së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ai dënoi sulmet e 7 tetorit ndaj Izraelit.

“Lufta [kundër grupeve terroriste] duhet të jetë pa mëshirë, por jo pa rregulla,” tha ai duke bërë thirrje për akses humanitar dhe energji elektrike për popullsinë civile të prekur nga luftimet.

Presidenti francez theksoi se veprimet e Hamasit “kalojnë përtej çdo kuptimi”, duke shënuar “një faqe të zezë në historinë tonë”. Macron kërkoi që kauza palestineze të dëgjohet “me arsye”, duke shtuar se “kushti i parë” i një shteti palestinez në paqe dhe siguri duhet të jetë pranimi i ekzistencës dhe sigurisë së Izraelit.

Macron tha se do të vizitojë Ramallah në Bregun Perëndimor më vonë sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco