KUJDES! PAMJE TË RËNDA/ Tmerr në Brazil, vrasësi i bullizuar qëllon nxënësit në klasë, humb jetën një 17-vjeçare

KUJDES! PAMJE TË RËNDA/ Tmerr në Brazil, vrasësi i bullizuar qëllon nxënësit në klasë, humb jetën një 17-vjeçare

13:11, 24/10/2023
A+ Aa A-

Studentja Giovanna Bezera, u qëllua në pjesën e pasme të kokës në shkallët brenda një shkolle në Brazil nga një nxënës nga klasa e saj, i cili më pas hyri në klasën e mbushur me njerëz me një armë dhe filloi të qëllonte mbi studentët e tjerë.

Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme shtetërore Sapopemba në Sao Paul, ku thuhet se nxënësi që kreu krimin paralajmëroi disa shok të tijët se po përgatiste një sulm në shkollë, por askush nuk e kishte marrë seriozisht.

Një punonjës i shkollës ka arritur të çarmatosë agresorin dhe ta çojë në zyrën e drejtorit, ku ka pritur që të mbërrijë policia.

Thuhet se dhe dy nxënëse të tjera në moshën 15-vjeçare Emily Silva dhe Fernanda Rebeiro u qëlluan nga dy herë në klasë gjatë sulmit dhe u dërguan me urgjencë në një spital lokal.

Pamjet e kamerave të vëzhgimit treguan Bezerën duke zbritur shkallët kur sulmuesi iu afrua dhe e qëlloi në kokë nga një distancë e afërt. Pas kësaj, ajo u rrëzua në fund të shkallëve, ku më pas u gjet nga një punonjës i shkollës.

Nxënësi i maskuar më pas vrapoi në klasë dhe filloi të qëllonte, duke goditur pothuajse një vajzë në fytyrë. Ai po lëvizte nëpër klasë, ndërsa disa nga nxënësit ishin shtrirë në dysheme dhe të tjerët vraponin jashtë.

Policia mbërriti në shkollë rreth orës 7:30 të mëngjesit, pothuajse gjysmë ore pas fillimit të sulmit dhe arrestoi sulmuesin, të cilit iu gjet një armë e regjistruar në emrin e babait të tij.

Autoritetet janë ende në kërkim për një student tjetër i cili gjithashtu ishte i përfshirë në sulm.

Avokati i vrasësit tha se sulmuesi nuk kishte mbështetje nga mjedisi dhe nxënësit e asaj shkolle thanë për mediat vendase se ai ishte abuzuar pasi dyshohej se ishte homoseksual dhe se sulmi ishte planifikuar dhe kryer nga katër nxënës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco