Një shans historik për paqe, Irani pret negociatat midis Armenisë dhe Azerbajxhanit

Një shans historik për paqe, Irani pret negociatat midis Armenisë dhe Azerbajxhanit

13:09, 24/10/2023
A+ Aa A-

 

Irani, i cili priti negociatat e ministrave të jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit të hënën, tha se ishte një mundësi e shkëlqyer për paqe në Kaukazin e Jugut.

Ky ishte takimi i parë midis dy ministrave të jashtëm që nga ofensiva e Azerbajxhanit, kur forcat e Bakut rimorën rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabak muajin e kaluar.

“Kjo është një mundësi historike për të gjitha vendet e rajonit dhe pasi lufta në Kaukazin e Jugut ka përfunduar, është koha për paqe dhe bashkëpunim,” tha ministri i jashtëm iranian Hossein Amirabdolahian.

Gjatë bisedimeve në Teheran morën pjesë edhe ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Turqisë, një aleat i ngushtë i Azerbajxhanit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco