Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Profesionistët e lirë, sa do paguajnë tatim-fitim?

Plani për të pushtuar Gazën po bëhet më i ndërlikuar për izraelitët

Plani për të pushtuar Gazën po bëhet më i ndërlikuar për izraelitët

12:51, 24/10/2023
A+ Aa A-

Nga Jeremy Bowen, BBC

Mendoj se ka një debat në rritjë në Izrael se çfarë duhet të ndodhë tani e tutje.

Është interesant se mbrëmë, politikanët dhe gjeneralët e panë të nevojshme të lëshonin një deklaratë të përbashkët, duke thënë se ne jemi të bashkuar në pikëpamjet dhe planet tona.

Kjo për shkak se ka pasur raportime këtu- nga të gjitha anët- që sugjerojnë se ushtria dëshiron të vazhdojë me një operacion, por politikanët janë të shqetësuar.

Dhe këtu ka një llogaritje shtesë- familjet e pengjeve po bëhen më të zhurmshme.

Ata zhvillojnë një protestë të përhershme në Tel Aviv, jashtë zyrave qendrore të ushtrisë. Unë nuk mendoj se njerëzit janë aq të etur për idenë e një operacioni të madh ushtarak, kur familjet e tyre janë ende peng dhe ka një shans për negociata.

Kështu që po bëhet më e ndërlikuar për izraelitët. Ata mund të kenë menduar në fillim se kjo do të ishte shumë e thjeshtë- gjuha që ata kanë përdorur është ‘ta zgjidhim çështjen e Hamasit një herë e përgjithmonë’.

Por Hamasi merr pengje për një arsye- si levë. Dhe qëllimi i tyre mund të ketë qenë fare mirë të luajnë lojëra me mendje- të përpiqeshin të hynin në kokat e izraelitëve se ndoshta ata nuk do ndërmerrnin operacionin tokësor.

Dhe një vonesë mund të jetë e mirë për Hamasin, pasi i jep më shumë kohë për të përgatitur më shumë surpriza të këqija.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco