Presidenti i Francës mbërrin në Izrael për të takuar Netanyahu-n

Presidenti i Francës mbërrin në Izrael për të takuar Netanyahu-n

07:59, 24/10/2023
A+ Aa A-

Presidenti francez Emmanuel Macron sapo është ulur në aeroportin Ben Gurion në Izrael dhe do të takohet me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu më vonë sot, njofton BBC,

Qëllimi i vizitës është të tregojë solidaritetin e Francës me Izraelin, të ndihmojë në lirimin e pengjeve që ende mbahen nga Hamasi dhe të parandalojë çdo përshkallëzim të konfliktit aktual, thanë këshilltarët e tij për Reuters. Macron do të takohet gjithashtu me presidentin izraelit Isaac Herzog dhe liderët e qendrës Benny Gantz dhe Yair Lapid nga opozita gjatë vizitës së tij.

"Gaza, Parisi është me ju!" - Mijëra njerëz bashkohen në tubimin pro Palestinës në kryeqytetin e Francës

Image

Vizita e Macron bëhet  pasi mijëra njerëz duke valëvitur flamujt palestinezë dhe duke brohoritur "Gaza, Parisi është me ju" u mblodhën të dielën për demonstratën e parë pro-palestineze të lejuar nga policia në kryeqytetin francez që nga sulmet e 7 tetorit të Hamasit në Izrael, siç njofton France24.

Rreth 15,000 njerëz dolën në Place de la Republique, sipas shifrave të policisë franceze, për të shprehur solidaritetin me palestinezët dhe për të bërë thirrje për një armëpushim pasi numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Gaza u rrit në më shumë se 4,700.

Policia tha se protesta ishte e autorizuar, ndryshe nga të tjerat, sepse deklarata e organizatorëve dënonte sulmet e 7 tetorit ndaj Izraelit, ku u vranë 1400 njerëz.

l.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco