Spanja sekuestron artefakte ari me vlerë 60 milionë euro të vjedhura në Ukrainë

Spanja sekuestron artefakte ari me vlerë 60 milionë euro të vjedhura në Ukrainë

20:33, 23/10/2023
A+ Aa A-

Spanja ka sekuestruar artefakte ari me vlerë 60 milionë euro të vjedhura nga Ukraina pasi bandat kriminale u kapën duke u përpjekur t’i shisnin ato në Madrid, bëri të ditur policia spanjolle të hënën.

11 artefaktet të cilat u ekspozuan në një muze të Kievit mes viteve 2009 dhe 2013, u grabitën duke u nxjerre jashtë territorit të Ukrainës në vitin 2016, njoftoi policia në një deklaratë.

Tre spanjollë dhe dy ukrainas u arrestuan pas një hetimi që filloi kur një nga pjesët – një rrip ari me kokë dashi, i cili u shit në vitin 2021 në Madrid. Policia zbuloi se të dyshuarit kishin pjesë të tjera që po përpiqeshin t’i shisnin. Artfaktet prej ari kishin dokumente të falsifikuara për ta bërë të dukej sikur i përkisnin Kishës Ortodokse të Ukrainës.

Bizhuteritë dhe copat e arit të shpëtuara nga policia, të datuara midis shekujve 8 dhe 4 para Krishtit, korrespondojnë me kulturën e lashtë greko-skithiane. Kjo kulturë nomade u shtri nga brigjet e Detit të Zi , në Ukrainën e sotme, deri në stepat e Azisë Qendrore. Tani ato po studiohen në Muzeun Arkeologjik Kombëtar dhe Institutin e Trashëgimisë Kulturore të Spanjës, përgjegjës për ofrimin e detajeve të reja rreth tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco