Kryeministri i Skocisë zbulon se familjarëve të tij të bllokuar në Gaza u kanë mbetur vetëm gjashtë shishe ujë

Kryeministri i Skocisë zbulon se familjarëve të tij të bllokuar në Gaza u kanë mbetur vetëm gjashtë shishe ujë

16:40, 23/10/2023
A+ Aa A-

Familjes së kryeministrit të Skocisë, Humza Yousaf po i mbaron uji teksa po strehohen nga bombardimet izraelite në Gaza.

Vjehrrit e tij kanë mbetur të bllokuar në territor për dy javë pas sulmeve vdekjeprurëse nga Hamasi në Izrael.

Dhe ai ka thënë se përvoja ishte si “torturë” për të afërmit e tij, të cilët janë nga Dundee.

Ai përsëriti thirrjen e tij për qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar që të kërkojë kalim të sigurt për civilët nga Gaza.

Ndërkohë Sekretari i Jashtëm, James Cleverly tha se ai po punonte me Izraelin dhe Egjiptin për të hapur kalimin Rafah në Egjipt për të ndihmuar shtetasit britanikë të largoheshin nga zona.

Siç bëhet e ditur, përcjell Telegrafi, Elizabeth El-Nakla dhe burri i saj Maged – prindërit e gruas së z. Yousaf, Nadia – udhëtuan për në Gaza për të parë një të afërm të sëmurë.

“Është një situatë makthi”, tha ai për BBC Scotland News. “Është një makth për ne, por është torturë për ta”.

“Ata nuk mund të flenë dhe sigurisht shqetësohen për bombardimin e shtëpisë”.

Ai madje tregoi se çifti kishte deri në gjashtë shishe ujë të pijshëm në një shtëpi ku ishin strehuar 100 njerëz, duke përfshirë një fëmijë dy muajsh.

Ai i kërkoi qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të kërkojë hapjen e kalimit në Rafah “për të lejuar që shtetasit e huaj dhe burrat, gratë dhe fëmijët e tjerë të pafajshëm në Gaza, që nuk kanë të bëjnë me Hamasin, të mund të largohen”.

Ndryshe, të shtunën, 20 kamionë ndihma kaluan nga Egjipti për herë të parë në dy javë.

Por aktivistët i kanë përshkruar furnizimet si një “pikë uji në oqean” të asaj që nevojitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco